VIDEO/ Itali, atentat dy shqiptarëve në Pisa, njëri plagoset

VIDEO/ Itali, atentat dy shqiptarëve në Pisa, njëri plagoset

318
0
Shares

Dy shqiptarë kanë rënë pre e një atentati dhe njëri prej tyre është plagosur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në komunën e San Minatos në Pisa. Raportohet se dy makina u kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së shqiptarëve.
Policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë prej personave të përfshirë në atentat, por disa orë më vonë një shqiptar 34-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pasi ishte plagosur nga një armë zjarri.
Autoritetet italiane  raportojnë se ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë kanë marrë në pyetje shqiptarin, qe është mjekuar në spitalin e zonës.
Atentati dyshohet të ketë qënë një larje hesapesh mes bandave kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY