VIDEO/ Skraprar, gjenden 17 thasë me kanabis, 5 persona përfundojnë në polici

VIDEO/ Skraprar, gjenden 17 thasë me kanabis, 5 persona përfundojnë në polici

69
0
Shares

17 thase me kanabis janë sekuestruar nga policia në fshatin Potim të Skraparit. Në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazinë (ish rezervat) 17 thasë me  peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia e Beratit ka shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY