VIDEO/ Këlcyrë, 57 vjeçarit i gjejnë thasë me kanabis në shtëpi

VIDEO/ Këlcyrë, 57 vjeçarit i gjejnë thasë me kanabis në shtëpi

99
0
Shares

Një 57 vjeçar ka perfunduar ne burg pasi iu gjetën thase me kanabis ne shtepi. Ngjarja ndodhi diten e djeshme ne Këlcyrë. I arrestuari Th. T., banues në Malshovë është një ish-të dënuari për vrasje. Sipas informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Th.T. dhe në banesën e shtetasit M.Q., në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, Komisariati i Policisë Përmet në bashkëpunim me kolegët e Gjirokastrës u organizuan dhe ushtruan kontroll në banesa. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Th.T. u gjetën tre thasë plastmasi me kanabis, 38 kg. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M.Q, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg kanabis si dhe 13 fishekë dhe një çifte pa leje. Policia kreu arrestimin e Th.T, 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje” dhe të M.Q, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.


 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY