FOTO/ Mblidhet Kuvendi, pritet debat për organet e Vettingut dhe ndalimin e...

FOTO/ Mblidhet Kuvendi, pritet debat për organet e Vettingut dhe ndalimin e importit të mbetjeve

88
0
Shares

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sapo është mbledhur. Në mbledhjen e sotme priten debate të forta mes qeverisë dhe opozitës për aktin normativ për buxhetin, stafin e komisioneve të Vettingut, por edhe dy dekretet e Nishanit.
Në rendin e ditës është akti normativ dhe disa marrëveshje ratifikimi, por në fillim të seancës pritet që të ketë ndryshime, pasi PS ka propozuar që të futet kërkesa për strukturën e organeve të Vettingut.
PD dhe LSI e kundërshtojnë strukturën që u miratua te Komisioni i Ligjeve, pasi kërkojnë që të plotësohen të gjitha kërkesat e komisioneve të Vettingut.
Gjithashtu PS ka propozuar që të futen në rendin e ditës edhe dy dekretet e Presidentit për ligjin e mbetjeve dhe dhomat e tregtisë, pasi diskutimi dhe përfunduar në komisionet përkatëse.
Ndërsa PD ka propozuar që në rendin e ditës të futet kërkesa për zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të mbetjeve në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY