Dhuna ndaj femrave, dy të arrestuar në Tiranë brenda 24 orëve

Dhuna ndaj femrave, dy të arrestuar në Tiranë brenda 24 orëve

273
0
Shares

Policia e Tiranës ka evidentuar dy raste te dhunës ndaj femrave dhe ka arrestuar dy persona. Sipas policisë të arrestuarit janë Ilir Shahini, 42 vjeç, Ardit Neli, 28 vjeç. Sipas raportimeve Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje. Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY