Basha akuza të rënda Ramës: Ti po qeveris me krimin, kujdes o...

Basha akuza të rënda Ramës: Ti po qeveris me krimin, kujdes o patriot i madh

110
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha adresoi akuza të rënda sot ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama po qeveris me krimin ndaj edhe Shqipërisë i kanë vënë damkën e zezë”, akuzoi Basha.
Basha paralajmëroi kryeministrin më tej se, siç tu rrëzua karrigia sot, shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges.
“Ndaj çadra vazhdon dhe do vazhdoje, por harroje se do mbetet brenda çadrës, çadër do te behet gjithë Shqipëria ty shume shpejt. Ti qe e do shume Shqipërinë o patriot i madh, ku i ke 10% te shqiptareve sot? Janë azilante, nuk i sheh kur ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria qe ke ndërtuar ti. Kjo nuk është loje, ke ardhur këtu me votat e krimit, ky është një parlament ilegjitim, ke vetëm një shans te besh atë qe premtove ne 18 majin e famshëm, ti kthesh nderin shqiptareve, përmes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ti kthesh qeverinë shqiptareve.
Jo të flasësh për pakte e stërpakte që i hodhe në erë. Bëhu gati se siç tu rrëzua karrigia sot, shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges”, u shpreh midis të tjerave kreu i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY