Ankimimi i gjyqtarëve për ligjin e Vettingut, nis seanca në Kushtetuese

Ankimimi i gjyqtarëve për ligjin e Vettingut, nis seanca në Kushtetuese

72
0
Shares

Në gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e shqyrtimit të ankimimit të bërë nga Shoqata dhe Unioni i gjyqtarëve për ligjin e Vettingut. Gjyqtarët pretendojnë se disa nene të ligjit kryesor të reformës në drejtësi janë antikushtetuese. Padia e përbashkët e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi. Në shënjestër janë kryesisht nenet të cilat ata i vlerësojnë antikushtetuese, si pamundësia për t’u dorëhequr gjatë kohës që janë në sitën e vettingut, marrja për bazë e opinionit publik në vlerësimin e tyre, deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë si dhe kontaktet me botën e krimit. Në seancë do paraqesin qëndrimet e tyre Kuvendi, Këshilli i Ministrave, si dhe dy shoqatat e gjyqtarëve që kanë ngritur padinë. Në fillim të këtij viti Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një padi tjetër të Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e Vettingut. Në atë rast Gjykata argumentoi se në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY