FOTO/ Zbardhet ngjarja e rrugës “Bardhyl”, arrestohet 37 vjeçari

FOTO/ Zbardhet ngjarja e rrugës “Bardhyl”, arrestohet 37 vjeçari

109
0
Shares

Një 37 vjeçar eshte arrestuar dhe nje bisnesmen eshte shpallur ne kerkim si pasoje e ngjarjes se ndodhur mbremjen e kaluar ne rrugen “Bardhyl”. Policia e Tiranës ka dokumentuar ngjarjen ku ka patur të shtëna me armë zjarri. Raportohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi i quajtur Sandër Dapaj, 37 vjeç, banues në Tiranë, ( i dënuar më parë), i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”. U shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, shtetasi K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policise

Këta dy shtetas më datë 26.09.2017, rreth orës 22:10, në rrugën “Bardhyl”, në lokalin (baste sportive në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë. Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit “Beretta”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve ( në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Beretta”

– 6 gëzhoja

– 4 televizorë plazma

– 2 njësi kompjuteri

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve S.D., dhe K.S., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozivion e lokaleve për lojëra fati”, parashikuar nga nenet 278, 274, 197 e 198 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit G.S., E.O., Sh.F., E.B., dhe O.Xh., për veprën penale “Prishjs e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY