Tatimet paralajmërojnë: Kini kujdes kur të bëni deklarimet online

Tatimet paralajmërojnë: Kini kujdes kur të bëni deklarimet online

460
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshsme e Tatimeve ka publikuar manualin për individët dhe bizneset se si të deklarojnë elektronikisht detyrimet. Deklarimi elektronik, për të gjithë personat juridikë, fizikë dhe individë, që janë të regjistruar për një përgjegjësi të caktuar tatimore është detyrim ligjor. Për të kryer detyrimin elektronik, tatimpaguesit i duhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem, sqarojnë Tatimet në faqen e tyre zyrtare.

Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve?

  • Tatimpaguesi hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën:www.tatime.gov.al
  • Klikon menunë e-Shërbime,
  • Në ekran shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve e-filing,
  • Plotëson NIPT-in ose Numrin personal të individit, fjalëkalimin dhe klikon mbi butonin “Log-In” (Hyr).
  • Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit, klikohet mbi deklaratën që dëshiron të plotësojë.
  • Nga lista e deklaratave të padorëzuara sipas periudhave zgjidhet deklarata që do të plotësohet.

Hyrja në sistem për tatimpaguesit e rinj:

  • Çdo tatimpagues i ri, pasi është regjistruar dhe pajisur me NIPT, hyn në sistem nëpërmjet fjalëkalimit “Tatimetemia12”.
  • Në vijim, bëhet menjëherë ndryshimi i fjalëkalimit në menunë, “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, tatimpaguesi duhet të ndryshojë fjalëkalimin. Ky ndryshim është i detyrueshëm. Në rast të kundërt tatimpaguesi nuk mund të vijojë me deklarimin.

Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhet një fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.

Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individët

Çdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar një tatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

  • Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
  • Klikon në menunë e-Shërbime, zgjedh në të djathtë nën menunë “Për Individët”
  • Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë
  • Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për t’u plotësuar për individin. Nënshtetasit e huaj, duhet të drejtohen në zyrën më të afërt tatimore për t’u regjistruar.

Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklarimin elektronik të tatimeve?

Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku është regjistruar. Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qëndrën e Thirrjeve, shërbimi i të cilës, ofrohet pa pagesë:

  • duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02; nëpërmjet Live Chat në faqen e tatimeve;
  • nëpërmjet e-mail në drejtorinë përkatëse;

Gjithashtu nëpërmjet informacionit të publikuar në faqen e Internetit www.tatime.gov.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY