EMRI/ Fier, përplas me motorr 61 vjeçarin dhe e fluturon në ajër,...

EMRI/ Fier, përplas me motorr 61 vjeçarin dhe e fluturon në ajër, largohet nga vendngjarja

124
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur si pasoje e nje perplasje me motorr. Ngjarja ndodhi në fshatin Daullas të Fierit. Mesohet se një 69-vjeçar me motorçikletë e ka përplasur keq bashkëfshatarin e vet, por as nuk ka ndaluar. Megjithatë, policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar, Vangjel Gogën, 69 vjeç. Policia e Fierit njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip “YAMAHA”, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin S.H, 61 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Goga akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY