Agjencia e Trajtimit të Pronave vlerëson dosjet e viteve 1996, ja skema

Agjencia e Trajtimit të Pronave vlerëson dosjet e viteve 1996, ja skema

171
0
Shares

Me përfundimin e vlerësimit financiar për dosjet e ’95-s, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka ndërmarrë hapin e radhës, duke marrë në shqyrtim vendimet që datojnë një vit më vonë. Kështu, pronarët me dosje të ’96-s, shumë shpejt do të kenë mundësi të njihen me masën e përfitimit. Procesi i vlerësimit kalon përmes një skaneri, në të cilin verifikohet në mënyrë të detajuar i gjithë dokumentacioni që dosja përmban. Kështu, për çdo sipërfaqe truall të njohur, do të hidhet dritë mbi statusin që kjo pronë ka pasur në kohën e konfiskimit. Pra, do të jetë zëri kadastral i origjinës që do të merret si referues për caktimin e vlerës së kompensimit, ndërsa çmimet për metër katror që do të aplikohen do të jenë të sotmet.

“ATP-ja është në proces pune për vlerësimin financiar të të gjitha vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitin 1996. Vlerësimi bëhet nga grupet e punës të ngritura për shqyrtimin e dosjes, duke iu referuar dokumentit ligjor dhe hartografik për të përcaktuar zërin kadastral të origjinës në momentin e shpronësimit. Pas përfundimit të këtij procesi, në faqen zyrtare të ATP-së do të bëhet publikimi i vlerësimit financiar. Pas kësaj, jeni të lutur të paraqisni dokumentacionin sipas përcaktimit të ligjit 133/2015, si dhe VKM për kompensimin financiar 223, datë 23.03.2016”, bën me dije Agjencia e Trajtimit të Pronave. Aktualisht, të drejtën e aplikimit e kanë të gjitha ato familje që kanë në duar vendime para ’95-s, për të cilat është mbyllur faza e parë, ajo e vlerësimit ekonomik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY