VIDEO/ Prostitutën shqiptare e rrahin dhe e grabisin me armë në kokë

VIDEO/ Prostitutën shqiptare e rrahin dhe e grabisin me armë në kokë

201
0
Shares

Ështe rrahur dhe grabitur me arme ne koke. Ka qene prostituta shqiptare, 32 vjec e cila ka rene pre e nje sulmi. Ngjarja e rende ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit në Ghisalba (Itali) përgjatë rrugës provinciale “Francesca”. Vajza, një 32-vjeçare, ka denoncuar se është grabitur nga një person i panjohur, pasi ai e kishte dhunuar. Siç raportojnë mediat lokale, autori, pasi iu afrua vajzës në rrugë dhe e ftoi të hipte në makinën e tij, e kërcënoi me një pistoletë si dhe e sulmoi fizikisht duke i shkulur flokët me forcë. Gjatë episodit të dhunës, keqbërësi mbylli edhe siguresat e makinës për të evituar që e reja t’ia mbathte. Ai i morri vajzës celularin, dokumentet personale që ajo mbante me vete, si dhe 150 euro. Më pas, e shty jashtë makinës, e më tej i dha gaz duke u larguar me shpejtësi. Pas episodit të dhunës, vajza bëri denoncimin te karabinierët, duke iu siguruar edhe nju identikit të sulmuesit. Nga këtu nisën edhe hetimet që çuan në identifikimin e agresorit, një 52-vjeçar italian me banim në Bolgare, i papunë dhe i njohur më parë për forcat e rendit. Mëngjesin e kësaj të hënë, ai u arrestua në banesën e tij me efektivët pas masës së sigurisë së arrestit me burg, dhënë nga Gjykata e Bergamos. 52-vjeçari akuzohet për grabitje të rëndë. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY