Demokratët e lënë jashtë listës, Basha: Ka qenë vendim i vështirë për...

Demokratët e lënë jashtë listës, Basha: Ka qenë vendim i vështirë për mua, por më i drejti

86
0
Shares

Në “Studio e hapur” Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për demokratët e lënë jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit. Basha pohoi se nga PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. 

“Njerëz që janë spikatur dhe kanë marrë nga PD 20 vjet, PD ka nevojë për ata. Nuk ka nevojë për ftesë, ata e kanë pasur. S’ka asnjë pengesë të qënit apo jo deputet. Të qenit apo jo është një pengesë artificiale. Avantazhi i çdokujt me përvojë politike, dhe nuk është hera e parë që PD ka pasur persona që nuk kanë qenë deputet që s’kanë pushuar asnjë çast të vetëm. Përgjigja ime ishte e plotë dhe shteruese: bashkimi nuk mund të jetë fizik, por shpirtrash, moral dhe politik. Të jesh në një sallë, nuk është ky bashkimi. Unë e kuptoj se ka njerëz të lënduar në këtë proces. Unë besoj se PD nuk lindi dje. Në PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Përcaktues për bashkim janë vlerat që na bëjnë demokrat. Unë reflektoj gjithçka. Në këtë proces kam dëgjuar publikisht dhe privatisht vendimi. Vendimi më i vështirë ka qenë ai për grupin parlamentar, Ka nisur një proces reflektimi brenda vetes. Reflektimi im për këtë listë është një çështje e imja, lista është kjo, ky është grupi parlamentar. Për PD është hera e fundit që kryetari bën listën e deputetëve, këtë kam thënë edhe herën e parë. Lista ka dalë nga anëtarësia e PD. Kjo është përgjigja për ata që ndoshta janë të lënduar nga kjo listë”,- u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY