VIDEO/ Meksika goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

VIDEO/ Meksika goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

76
0
Shares

Meksika eshte goditur sërish nga nje termet i fuqishem. Sipas autoriteteve termeti ishte 6.2 ballësh. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse lëkundjet në shtetin jugor të Oaxaca, kane shkaktuar viktima. Gjithashtu mësohet se disa ndërtesa janë evakuuar. Raportet fillestare nga autoriteti sizmologjik meksikan thanë se tërmeti ra rreth orës 07:53, sipas kohës lokale në një thellësi prej 10 kilometrash , dhe me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit të Ixtepec. Dëshmitarët thonë për mediat lokale se sirenat paralajmëruese të tërmetit janë duke u dëgjuar kudo në Mexico City. Sipas Koordinatorit Kombëtar të Autoritetit të Mbrojtjes Civile, operacionet e shpëtimit në kryeqytet për të mbijetuarit e tërmetit të 19 shtatorit janë pezulluar përkohësisht për shkak të rrezikutPesë ditë më parë, Meksika u trondit nga një tërmët 7.1 ballësh qe ka lënë rreth 2180 viktima dhe 1900 të plagosur. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY