Bordi i Akreditimit godet Universitetin e Tiranës: Kurrikula të vjetra e plagjiaturë

Bordi i Akreditimit godet Universitetin e Tiranës: Kurrikula të vjetra e plagjiaturë

201
0
Shares

Bordi i Akreditimit të ministrisë së Arsimit godet Universitetin e Tiranës duke inkurajuar studentët ti drejtohen universiteteve private.

Gjykimi përfundimtar i Bordit të Akreditimit rezulton se UT i përmbush kushtet pjesërisht. Kjo e rendit universitetin më të madh e më të vjetër në fund të listës, ndërsa ka kohë që deri në gusht të 2018-s të punojë fort për të arritur nivelin e kërkuar.

Nisur nga kjo, bordi i akreditimit i ka lënë disa “detyra shtëpie” Universitetit të Tiranës, të cilat duhet t’i kryejë brenda këtij viti akademik. Ato lidhen kryesisht me përmirësimin e kurrikulave, të të dhënave mësimore e deri te hartimi i politikave për plagjiaturën dhe shkeljet akademike, si dhe vlerësime periodike të stafit.

EKIPI I KONTROLLIT GJETI DOBËSITË E MËPOSHTME

Mungesën e një deklarate të qartë të misionit të Universitetit dhe objektivave në Statut, të miratuara në 2009 dhe vonesa në zhvillimin e një Statuti të rishikuar, që merr parasysh ligjin për një edukim më të lartë të vitit 2015.

Mungesën e zhvillimit të një strategjie aktuale, të kohëve të fundit dhe të plotë Një raport vjetor nuk i është paraqitur ministrisë për vitin 2016

Mungesa e një tregu kërkimor të nivelit institucional, për të përforcuar misionin dhe qëllimin e Universitetit.

Mungesa e provave për një qasje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit

Përmbajtje kontradiktore të uebsajtit, stilit dhe formatit, mungesën e zhvillimit të sektorëve kryesorë dhe sigurinë në shqip

Presion i vazhdueshëm në ambientin dhe infrastrukturën për performancën shkencore dhe akademike

Të dhënat e programeve të studimit janë të vjetra, përmbajnë kopje dhe mungesën e dokumentacionit ligjor

Lëvizshmëri e ulët e studentëve nëpër programe europiane

Mungesa e një sistemi moderimi të qartë dhe prova me dokumente, që do të siguronte aksionerët se proceset e vlerësimit janë të vlefshme, të sakta dhe të drejta

Mungesa e një politike formale mbi plagjiaturën dhe shkelje të tjera akademike

Mungesa e një politike të qartë dhe dokumentuar të Universitetit mbi garancinë e cilësisë së programeve të studimit

Mungesa e një strategjie formale kërkimore për të drejtuar prioritetet

Sigurim dhe akses i pamjaftueshëm si në tekste librash, ashtu edhe në materiale online

Mungesa e një politike të qartë për të ushtruar qasje parandaluese dhe kuruese për të përmirësuar shëndetin e studentëve

Nuk janë mbajtur të dhëna statistikore mbi punësimin e të gjithë të diplomuarve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY