Entela Çaushaj lëshon bombën në emision: Shefi i Krimeve mori 30 mijë...

Entela Çaushaj lëshon bombën në emision: Shefi i Krimeve mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

416
0
Shares

Entela Çaushaj ka hedhur akiza të forta mbi policinë në lidhje me vrasjen e djalit të saj Endrit Çaushaj. Ajo është rikthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar detaje nga dita kur vëllai dhe i biri ishin në një lokal në Durrës, ku mbeti i vrarë ky i fundit. Entela tregoi se si njihej Reni, vëllai i saj, me Ervin Kodrën, shënjestra e atentatit në Durrës, ku vdiq gabimisht dhe djali i saj.

“Vëllai dhe djali hapën një lokal në Tiranë, pro nuk u eci. Dhe pastaj vëllai e merr djalin dhe e çon në Durrës. Shkojnë në një lokal. Aty vjen shoku i vëllait që e kishte njohur para 4 muajsh. Pasi qëndrojnë për disa minuta në lokal, Ervini e merr djalin që të shkonin të blinin një paketë cigare. Sa kishin dalë nga lokali, i kanë qëlluar. Kur ka shkuar vëllai im jashtë lokalit, ka parë që njerëzit ishin shtrirë dhe djalin që kishte vdekur. Vëllai më tha se prej 40 minuta nuk erdhi asnjë polic në vendin e ngjarjes. Askush nuk erdhi për ndihmë, asnjë polic rendi. Vëllai më tha se shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për të fshirë zonën nga policat. E kanë treguar njerëzit këtë fakt. Djali pati vdekje të menjëhershme nga plumbi. Opinioni vlonjat tha se djalin e vrau daja. Ai u vra nga opinioni”,- tha Entela Çaushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY