Përndjek këmba-këmbës ish gruan dhe e përdhunon në shtëpinë e motrës së...

Përndjek këmba-këmbës ish gruan dhe e përdhunon në shtëpinë e motrës së saj

153
0
Shares

Një lushnjari nuk i kishte ikur ende fiksimi për ish-gruan dhe e ka ndjekur prej kohësh këmba-këmbës.
Dy ditë më parë, 23-vjeçari me inicialet J.R, ka ndjekur ish-bashkëshorten dy vjet më të vogël dhe e ka përdhunuar atë në banesën që dyshohet se është e të motrës së vajzës, duke u futur fshehurazi aty. E reja për të gjitha sa ndodhën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin i cili vazhdon ta përndjekë madje edhe për përdhunimin. Ai është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY