VIDEO/ Aksion në Tepelenë, sekuestrohen 55 kg hashash, dy persona në pranga

VIDEO/ Aksion në Tepelenë, sekuestrohen 55 kg hashash, dy persona në pranga

234
0
Shares

Dy aksione policore kanë seksestruar një sasi prej 55 kilogramësh kanabis sativa. Ngjarja u zhvillua në Tepelenë dhe Memaliaj. Në pranga janë vënë dy persona si dhe është shpallet në kërkim një i tretë. Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e Petrit Jahait kishte lëndë narkotike, policia ka ushtruar kontroll. Në afërsi të banesës së Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qese plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. Pesha totale e lëndës ishte 22 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   Është bërë arrestimi i Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj. Po dje në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, polica i ka bërë shenjë ndalomi makinës me targa AA 375 RD, por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambientet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar  me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë. Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike. Pesha totale e lëndës ishte 33 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. N., 20 vjeç. Është bërë arrestimi në flagrancë i Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij personi në këtë veprimtari kriminale. Nis puna për kapjen e të shpallurit në kërkim. Dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY