Kukës, kanos me armë bashkëfshatarin, arrestohet 72 vjeçari

Kukës, kanos me armë bashkëfshatarin, arrestohet 72 vjeçari

65
0
Shares

Kukës.

Kanos me armë zjarri për motive të dobëta, një shtetas.

Arrestohet nga Policia.

Gjithashtu, sekuestrohet arma e zjarrit, tip pushkë.

Më datë 15.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Shaip Peposhi, 72 vjeç, banues në fshatin Zall Lusën, Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Lusën,  pas një konflikti  për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri, tip pushkë, shtetasin I.P., 48 vjeç, banues në fshatin Lusën, Kukës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit, tip pushkë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY