FOTO/ Sekuestrohen 4 milion euro pasuri kriminale, ja kujt i përkasin

FOTO/ Sekuestrohen 4 milion euro pasuri kriminale, ja kujt i përkasin

414
0
Shares

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka bërë sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të shtetasit me inicialet N. J., procedim ky i  referuar në Prokurori  nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë e Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. Apartamente të ndodhura në Tiranë gjithsej 4 me një sipërfaqe 450 m2.
  2. Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithsej 2 me një sipërfaqe 40 m2. 
  3. Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithsej 1 me një sipërfaqe 65 m2. 
  4. Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2. 

Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milion Euro. Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY