VIDEO/ Elbasan, arrestohen dy shpërndarësit e drogës, çfarë u gjeti policia në...

VIDEO/ Elbasan, arrestohen dy shpërndarësit e drogës, çfarë u gjeti policia në makinë

194
0
Shares

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, në kuadër të zhvillimit të operacionit “Shpërdarësit”. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Elbasanit arrestoi Bulent Luniku, 22 vjeç banues në Elbasan Ambri Sinakoli, 22 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” të drejtuar nga shtetasi Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 kg lëndë narkotike e dyshuar  Cannabis Sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti  ku u gjet lënda narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY