EMRA & FOTO GALERI/ Tiranë, nga Fushë Kruja vidhnin karburant në mjetet...

EMRA & FOTO GALERI/ Tiranë, nga Fushë Kruja vidhnin karburant në mjetet e një kantieri në Mullet, në pranga tre persona

231
0
Shares

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr. 1, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mulleti”, kanë arrestuar…
– Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ).
– Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë.
– Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr. 1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Ekskavator”, në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale…
– Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa.
– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa
– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)
– 8 bidonë ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar…
– 120 litra naftë e futur në 4 bidonë.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta persona janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10. 09. 2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur 180 litra naftë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY