Durrës, 48 vjeçari ngacmon seksualisht adoleshenten

Durrës, 48 vjeçari ngacmon seksualisht adoleshenten

74
0
Shares

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Shtetasi me iniciale A.M. banues në Durrës akuzohet se, më datë 08 shtator, në lagjen Nr.5, ai ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin vajzës me iniciale L.A., 17 vjeçe, banuese po në Durrës.
Kallëzimi i adoleshentes ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët kanë ndaluar 48-vjeçarin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe ”Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY