GJIROKASTER/Derrat mësyjnë në spital, pacientët largohen të tmerruar, orë paniku

GJIROKASTER/Derrat mësyjnë në spital, pacientët largohen të tmerruar, orë paniku

308
2
Shares

Derrat pushtojnë Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbasdites së të martës kur një tufë derrash që enden dhe ushqehen me mbetjet spitalore të cilat gjenden lehtësisht jashtë ambjenteve të spitalit, kanë hyrë në brendësi të tij duke mos patur rezistencë nga ana e rojeve.

Kjo ngjarje e paprecedentë ka shkaktuar panik tek pacientët e sidomos në repartin e pranimit dhe në atë të kirurgjisë.

Mjaft prej tyre kanë ndjerë erën kutërbuese të derrave pa fre dhe kanë ikur nga sytë këmbët.

Njëri prej dëshmitarëve në vendngjarje që është punonjës në Prokurorinë e Gjirokastrës i cili kërkon te ngelet anonim, u shpreh i habitur me situatën që mbizotëroi në orët e mbasdites në spitalin e vetëm rajonal në jug të vendit.

Ka qenë një situatë që as në ëndërr nuk e imagjinoja-u shpreh dëshmitari. Derrat qarkullonin të qetë në spital dhe disa paceintë nisën të largoheshin nën panik nga spitali-shprehet për Jugunews.net punonjësi i Organit të Akuzës në Gjirokastër.

Situata është normalizuar pas disa minutash me ndërhyrjen e pronarit të derrave i cili ka hyrë me nxitim në brendësi të spitalit për të tërhequr kopenë e dythundrakëve.jugunews.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY