VIDEO/ “Plazhi i vjetër” sekuestron 1 ton drogë, armë dhe municione, shpallen...

VIDEO/ “Plazhi i vjetër” sekuestron 1 ton drogë, armë dhe municione, shpallen në kërkim 3 persona

207
0
Shares
Foto Ilustruese

Vetëm 30 m larg Portit të Vlorës janë sekuestruar plot 1 ton drogë dhe armë e municione. Në kuadër të operacionit “Plazhi i vjetër”, Policia e Vlorës së bashku me repartin special “Delta Forcë” kanë mësyrë në lagjen “1 Maji”, nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në një banesë private të pabanuar , janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .
Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.
Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.
Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapsirën detare.
Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e GdF, ku ende vijon kontrolli në det për kapjen e tye.
Vijon operacioni për gjetien dhe kapjen e tre shtetasve , si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY