Kamëz, krim në familje, vëllai ther vëllain me thikë

Kamëz, krim në familje, vëllai ther vëllain me thikë

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 40 vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain e tj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.
Policia arrestoi 40 vjeçarin Arjon Llapushi, ndërsa në spital përfundoi vëllai i tij i madh, Ll. Llapushi, 48 vjeç. Fatmirësisht 48 vjeçari thjesht është plagosur. Sipas burimeve zyrtare në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, Arjon Llapushi për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY