Korçë, ndërtimet pa leje, proçedohen 8 persona

Korçë, ndërtimet pa leje, proçedohen 8 persona

83
0
Shares

Tetë persona janë proçeduar në gjendje të lirë pasi janë kapur duke ndertuar objekte pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Njoftimi i policise

Në vijim të zbatimit të planit të masave në lidhje me ndërtimet e paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Pogradec, Korçë e Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm :
• A.O, 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr 5 në Pogradec, ka ndërtuar një ballkon, pa lejen e organeve përkatëse.
• J.B, 57 vjeç
• M.N, 60 vjeç
• R.K, 75 vjeç,
• E.I, 35 vjeç,
• SH.H, 45 vjeç, të gjithë banues në fshatin Radokal i Poshtëm.
Procedimi ndaj tyre nisi pasi shtetasit e mësipërm në fshatin Radokal, në tokat (pronë) respektive të tyre, janë kapur në flagrancë duke ndërtuar objekte të ndryshme pa leje.
• H.S, 36 vjeç,banues në Korçë, pasi në lagjen nr 5 në Korçë, ky shtetas u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.
• H.D, 66 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi nga kontrolli i ushtruar në këtë fshat, rezultoi se ky shtetas ka ndërtuar një objekt të paligjshëm.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY