Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, e dashura e tij zbardh detaje: Ndjehej...

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, e dashura e tij zbardh detaje: Ndjehej i kërcënuar

162
0
Shares
Kreshnik Gjini

Një nga pistat që dyshohet se mund të jetë arsyeja e vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar, Kreshnik Gjini në Belgjikë, është hakmarrja. Sipas mediave ediat belge raportojnë se e dashura e tij Cristina ka rrëfyer për hetuesit se një vit më parë Gjinit i ishte vrarë xhaxhai në Shqipëri.

 “Një nga xhaxhallarët e tij, pak më i vjetër se ai, u vra një vit më parë në Shqipëri. Për një vit, ai u ndje i kërcënuar”,ka thënë ajo.

Mësohet se 31-vjeçari Gjini është nip i ish drejtorit të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua në shtator të vitit të kaluar në Rrëshen.  Ai u qëllua për vdekje në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tijin. Në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY