DETAJE/ E vranë në Belgjikë, por çfarë ndodhi para 9 vitesh mes...

DETAJE/ E vranë në Belgjikë, por çfarë ndodhi para 9 vitesh mes vëllezërve Gjini

381
0
Shares
Kreshnik Gjini

Ditën e sotme u egzekutua me dy plumba në Belgjikë, Kreshnik Gjini. Ai njihej si person i rregullt, i cili edhe punonte prej disa muajsh në një lokal të quajtur Saint-Denis në Forest. Mediat belge hedhin dyshime se vrasja të ketë si motive ngjarje të ndodhura në Shqipëri. Gjini më 30 gusht të vitit 2008 ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në Rrëshen. Në ngjarje është përfshirë edhe vëllai i tij Besmiri, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht nga një plumb që e qëlloi në pjesën e dorës nga vëllai i tij.

Njoftimi i policisë ne vitin 2008

Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete të forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini.

Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet. Kreshnik Gjini deklaroi në dëshminë e tij para uniformave blu se plagosi pa dashje të vëllanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY