EMRAT/ Vjedhin matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy hajdutët

EMRAT/ Vjedhin matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy hajdutët

133
0
Shares

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në kuadër të realizimit të operacionit policor “SAHATI”. Është bërë e mundur arrestimi i shtetasve Dorian Mersini, 29 vjeç, dhe Klejdon Shijaku, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes së ndodhur më datë 31.08.2017, ku këta shtetas në rrugën “Llambi Bonata”, në një pallat kanë vjedhur 8 matësa të ujit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 matësa uji.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/ 2 dhe 25 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY