FOTO/ Ndahet nga jeta ish Presidenti i Vlorës

FOTO/ Ndahet nga jeta ish Presidenti i Vlorës

331
0
Shares

Vlora i jep lamtumirën e fundit biznesmenit Agron Haxhiraj. Ish-presidenti i klubit sportiv privat Vlora, Agron Haxhiraj, njihej në qytetin bregdetar si një person që e dashuronte sportin,duke dhënë gjithçka për ekipin e tij Vlora, por ndër vite edhe për Flamurtarin. Me ekipin Vlora Haxhiraj arriti të shkonte deri në Kategorinë e Parë, duke u dhënë mundësinë e aktivizimit në këtë skuadër dhjetëra lojtarëve vlonjatë, por edhe shumë të tjerëve që sot janë bërë të njohur në futbollin shqiptar. Agron Haxhiraj ishte edhe një biznesmen mjaft i suksesshëm në Vlorë, ndërsa kishte në pronësi birrën Norga. Pas një sëmundje të rëndë, Agron Haxhiraj është ndarë nga jeta,një person që i dha shumë qytetit të Vlorës,në sport, art e kulturë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY