Qarkullonte me pistoletë në brez dhe mijëra euro, arrestohet “i forti” me...

Qarkullonte me pistoletë në brez dhe mijëra euro, arrestohet “i forti” me panamera

462
0
Shares
–  Bylbyl Halili, 31 vjeç, në Tropojë.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl”  nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”,  me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :- Automjeti i markës Porsche Panamera.

– Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

– 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

– 55.500 lekë të reja.

– Një telefon i markës Blackberry.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën  penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY