DETAJE/ Vrasja e gjyqtares, zbardhen takimet e fundit mes çiftit

DETAJE/ Vrasja e gjyqtares, zbardhen takimet e fundit mes çiftit

503
0
Shares

Policia ka nisur hetimet mbi motivet e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, 39 vjeçe e cila u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj. Si fillim ka mbledhur edhe dëshmitë e familjarëve dhe fqinjëve të nënës së dy fëmijëve. Ata kanë treguar për policinë së Hafizi dhe ish-burri Fadil Kasemi, 52 vjeç ishin takuar 2 herë brenda 10 ditëve të fundit e veç 5 ditë më parë gjyqtarja kishte refuzuar që të bashkoheshin sërish. Kjo përgjigje duket se ka qenë përfundimtare duke bërë që 52-vjeçari Kasemi të vendoste për ta vrarë atë.

“Do të pendohesh për këtë”,- mësohet se ka qenë fjala që Fadil Kasemi i ka dhënë ish-bashkëshortes së tij, Fildes Kasemi, veç 5 ditë para se ta vrasë. Këtë dëshmi e kanë dhënë familjarët e nënës së 2 fëmijëve në polici. Ndërsa fqinjët kanë treguar se Kasemi kishte ardhur disa herë tek banesa, ndërsa kërkonte që të takonte fëmijët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY