Tragjike në Rrogozhinë, vdes në aksident 25 vjeçari

Tragjike në Rrogozhinë, vdes në aksident 25 vjeçari

471
0
Shares

Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë ndërkohë që shtetasi M.ZH. 25 vjeç po udhetonte me mjetin e tij tip “Fiat” kur është përplasur nga një rimorkio.

Njoftimi i policisë

Sot në Rrogozhinë, rreth orës 12:15, në numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një përplasje mjetesh tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se : Mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi M.Zh., 25 vjeç. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY