Përdhunoi 13 vjeçaren, djali: Donte vetë, pandaj më erdhi në shtëpi

Përdhunoi 13 vjeçaren, djali: Donte vetë, pandaj më erdhi në shtëpi

112
0
Shares

17 vjeçari i cili u akuzua se përdhunoi të dashurën e tij 13 vjeçare ka mohuar gjithçka. Ai deklaroi në prani të psikologes se gjithçka ndodhi me dëshirë dhe kompromis. Në bazë të hetimeve të deritanishme të Policisë, 13- vjeçarja e përdhunuar dyshohet se ka rënë në kurthin e të dashurit të njohur në “Facebook”. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Moravë të njësisë administrative Otllak, në Berat. Dy të miturit kishin vendosur të takoheshin pas njohjes dhe komunikimit në “Facebook”. Vajza me inicialet E.K., banore e qytetit të Lushnjës, pas takimit ka denoncuar 17-vjeçarin K. Avdiu për marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza 13-vjeçare kishte udhëtuar nga Lushnja për në Berat, pasi djali i kishte premtuar se do ta njihte me prindërit e tij.  Por në momentin që 13-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e Avdiut, prindërit e këtij të fundit kanë qenë duke punuar në tokat e tyre dhe gjatë kësaj kohe 17-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me vajzën. Ndërkohë, pasi është kthyer në banesën e saj në Lushnjë, vajza u ka treguar për atë që kishte ndodhur prindërve të saj dhe këta të fundit të alarmuar kanë kërkuar arrestimin e të miturit nga Berati. E mitura është shoqëruar në spitalin gjinekologjik të Beratit, ku i është nënshtruar një vizite mjekoligjore, gjë e cila do të konfirmojë aktin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY