Fillimi i shkollës, Basha: Librat e arsimit të detyrueshëm duhet të jepen...

Fillimi i shkollës, Basha: Librat e arsimit të detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat

124
0
Shares

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që librat e arsimit të detyrueshëm të jepen falas. Me anë të një statusi në facebook, Basha shprehet se dhurimi i librave do të shmangte ankthin financiar që sjell fillimi i shkollës për çdo familje shqiptare. 

 Reagimi i Bashës

Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY