FOTO/ Vlorë, policia gjen 11 kg drogë në pyll

FOTO/ Vlorë, policia gjen 11 kg drogë në pyll

141
0
Shares

Në vijim të kontrolleve që Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka vazhduar për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimatarie të kundërligjshme. Mirëpo nëse zakonisht ndodh të gjejnë kanabis të fshehur në vendet më të çuditshme këtë rradhë policia e ka gjetur të hedhur mes pemëve në pyll. Gjatë kontrollit që strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë kanë ushtruar në fshatin Ilias, konkretisht në vendin e quajtur ”Pylli i Llongës”, kanë konstatuar në brëndësi të pyllit, të hedhura përtokë midis pemëve një sasi të paamballazhuar në gjendje të thatë lënde narkotke Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 11 kilogram. Shërbimet e policisë, po vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike Cannabis Sattiva është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY