Ja kur është data e Kurban Bajramit

Ja kur është data e Kurban Bajramit

440
0
Shares

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është më 1 Shtator 2017. Komuniteti Mysliman edhe këtë vit do realizojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit në bazë të një grafiku, ku do të përfitojnë familjet në nevojë në shkallë vendi. Cilido që nuk ka mundësi të organizojë prerjen dhe shpërndarjen e kurbanit në mënyrë individuale, mjafton që të bëjë pagesën pranë institucionit të Komunitetit Mysliman, i cili do të bëjë më pas prerjen dhe shpërndarjen e tyre, familjeve në nevojë. Çmimi i Kurbanit është 17 000 lekë (130 euro) për bagëtitë e imëta. Pagesa mund të bëhet pranë selisë së KMSH-së ose në llogarinë bankare që gjendet në poster. Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY