Sherr me thika në Kombinat, plagoset 17 vjeçari

Sherr me thika në Kombinat, plagoset 17 vjeçari

186
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 17 vjeçar ka ngelur i plagosur si pasojë e një sherri me thika. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, rreth orës 14:15 minuta të mesditës, ndërsa policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 6, të cilët kanë konstatuar shtetasin D. L., 17 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar  në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY