VIDEO/ I dënuar me 10 vjet në Itali, arrestohet vlonjati, por ja...

VIDEO/ I dënuar me 10 vjet në Itali, arrestohet vlonjati, por ja çfarë i gjen policia në banesë

228
0
Shares

I dënuar me 10 vjet burg në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Athanas Zhuveli u arrestua në Tiranë, pas një operacioni disa ditor. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë i gjenden, një armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, një maskë, doreza dhe peshore elektronike. Gjatë operacionit “Weekend”, është bërë arrestimi në flagrancë i  Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë. Ky person dyshohej se kishte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”. Pas disa ditësh ndjekje është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i të riut në rrugën “5 Maj”, në drejtim të një motori të markës “Kymco”, ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Beretta”, kalibri 9 mm,

273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa,

Një maskë e zezë,

Dy palë doreza të zeza,

Një peshore elektronike,

Një motor i markës “Kymco”

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për akuzat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY