VIDEO/ Shikoni momentin kur arrestohet sapo hipën në traget, shqiptari i kërkuar...

VIDEO/ Shikoni momentin kur arrestohet sapo hipën në traget, shqiptari i kërkuar për grabitje

111
0
Shares

Ishte në kërkim për grabitje dhe është vënë në pranga vetëm pak metra para se të largohej nga Italia. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, i cili prej datës 11 gusht ishte në kërkim. Shqiptari i arrestuar në Bari është identifikuar si Bledar Muçaj, 24 vjeç nga Shqipëria dhe që jetonte pa dokumente në Itali. Ai ishte pjesë një bande grabitësish që u shkatërrua në 11 gusht, ndërsa ndaj 24-vjeçarit Muçaj ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Barit. Gjatë operacionit policor ishin vënë në pranga 9 persona, shumica prej tyre shqiptar dhe të akuzuar për dhjetëra vjedhje, të ndodhura në zonën e Barit dhe në provincë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY