Asgjësohen 642 rrënjë kanabis, arrestohet një person, 2 në kërkim

Asgjësohen 642 rrënjë kanabis, arrestohet një person, 2 në kërkim

118
0
Shares

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zgërdhesh, Njësia Administrative Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kodra e Sallakut”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 45 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.S. 23 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si kultivues. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi Krujë, në vendin e quajtur Mali Brret u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 65 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Skrapar, asgjësohen 542 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa. Ndalohet kryeplaku i fshatit për moskallëzim të krimit Në vijim të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si rezultat i kontrollit të territorit si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rezultoi se: Më datë 17.08.2017 në “Pyllin e Gjonbashit”, mbi fshatin Gurazezë, në toka të hapura rishtas në pyll, u gjetën të kultivuara 542 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa. Bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta. Pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor në konsultë me Prokurorin, bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit S. A, 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Sefer Ahmetaj parashikua nga neni 300 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY