Vlorë, i vënë flakën “Audit”, ishte parkuar tek ”Uji i Ftohtë”

Vlorë, i vënë flakën “Audit”, ishte parkuar tek ”Uji i Ftohtë”

93
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme në vendin e quajtur ”Uji i Ftohtë” në Vlorë. Sipas policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit A. Rr., i cili ka në pronësi një shoqëri autobuzash. Hetimet e paraprake të policisë bëjnë me dije se zjarrëvënia ka qenë e paqëllimshe, por deri më tani nuk anë mundur të zbulohen autorët.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.08.2017 rreth orës 02:55 Salla Operative njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një automjet.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash).
Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.
Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY