LAJMI I FUNDIT/ Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë

LAJMI I FUNDIT/ Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë

197
0
Shares

Tragjedi ne Koplik. 2 femije humben jeten pasi nje varke u rrembye nga valet eliqenit te Shkodres duke hedhur ne ujera 9 persona. Vetem 7 ia dolen.

Njoftimi i policise:

Malësi e Madhe

Informacion Paraprak

Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY