FOTO/ Tragjedi në autostradë, shqiptari i dehur përplaset me “Toyota”, shuhen tre...

FOTO/ Tragjedi në autostradë, shqiptari i dehur përplaset me “Toyota”, shuhen tre jetë

101
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Itali. Dy gra dhe një burrë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur kanë mbetur të vdekur në vend, pasi makina e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në aksin mes daljes së Trani e Boccadoro, disa kilometer në veri të Barit.
Për shkaqe që ende pritet të sqarohen një makinë nxori jashtë rruge një tjetër, e cila më pas përfundoi në flakë. Pasagjerët në makinë mbetën mes llamarinave dhe pas ndërhyrjes për ta nuk mund të bëhej asgjë, kishin ndërruar jetë.
“Toyota Aygo” mori flakë e goditur nga një “Fiat Stilo” që me gjasë ishte me shpejtësi shumë të madhe. Në të ishin dy shqiptarë. Njëri prej tyre, një 22-vjecar rezultoi pozitiv ndaj testit të alkolit dhe u arrestua menjëherë me akuzën e shkaktarit të aksidentit.

aksidenti

aksident1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY