FOTO/ Vodhi 8300 euro në Sarandë, cila është historia e ukrainasit

FOTO/ Vodhi 8300 euro në Sarandë, cila është historia e ukrainasit

164
0
Shares

43-vjeçari nga Ukraina, Oleg Koval u arrestua në Rinas i akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme një tjetër pushuesi. Ai kishte mbërritur në Sarandë në fillim të gushtit bashkë me djalin e tij 11 vjeçar dhe një grup ukrainasish të tjerë. Sipas asaj dritare.net gruaja e tij sapo ishte ndarë në mënyrë të papritur nga jeta dhe Koval donte të qetësonte djalin, në një vend të panjohur.
Sipas të njëjtave burime në datë 10 gusht ata dolën në plazh për herë të fundit. Me autobusin e agjencisë mbërritën deri në Rinas. Koval kaloi ka probleme vulosjen e pasaportave, por nisja e çarterit me të cilin do të largoheshin nga vendi ynë u anulua. 43-vjecari u arrestua i akuzuar për vjedhje. Mësohet se Koval firmosi një dokument në mënyrë që i biri të mund të largohej i vetëm ndërsa vetë po mbahet në qeli.
Ai akuzohet se i ka vjedhur një tjetër pushuesi 8300 eurove në datën 10 gusht në plazh. Policia thotë se momenti i vjedhjes është kapur nga një kamerë sigurie. Gjithsesi turistit në momentin e arrestimit iu gjetën vetëm 1600 euro. Pritet që të vijë avokati i tij nga Ukraina për të bërë të mundur dhënien e dëshmisë se të arrestuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY