14 vjeçari i gjetur në lumë, rrëfehet e ëma: Kishte shenja në...

14 vjeçari i gjetur në lumë, rrëfehet e ëma: Kishte shenja në kokë dhe qafë, djalin ma kanë vrarë

142
0
Shares

Kanë kaluar 11 ditë nga vdekja e 14-vjeçarit Valentin Carkaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin e Shtodrit, fshati Hot i Ri por ende edhe sot familja e tij nuk ka përgjigjen zyrtare të akt-ekspertizës mbi shkaqet e vdekjes.
Nëna e tij Jetmira Çarkaj hedh dyshime të forta se djalin ia kanë ekzekutuar, e më pas hedhur në kanal, duke shtuar se në vendin ku u gjet i mituri, familja kishte kërkuar disa herë prej momenti të humbjes së tij. Dyshimet ia përforcojnë edhe më shume shenjat që ajo thotë se djali ka pasur në qafe dhe pjesën e kokës.
”Ka pasur shenja në qafë, në kohë. Gjuhën e mbledhur dyfish. Një ditë më parë kam qenë aty, pak parë disa herë dhe djali nuk ka qenë aty”,tha nëna.
Është e vendosur ti shkojë deri në fund çeshtjes, edhe pse ka mësuar se policia e ka mbyllur si dosje. Çarkaj kërkon ndihmën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën. Një natë përpara gjetjes së trupit të të birit, ajo tregon se ka patur edhe një telefonate anonime, për të cilën ka bërë denoncim në polici.
Jetmira Çarkaj është shprehur se ka mësuar se është mbyllur si çështje por ajo kërkon drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY