Lufta me zjarret, Greqia braktis operacionet, tërheq menjëherë avionët

Lufta me zjarret, Greqia braktis operacionet, tërheq menjëherë avionët

137
0
Shares

Avionët të cilët prej ditësh po ushtrinin një operacion kundër zjarreve në jug të vendit tonë janë tërhequr menjëherë.
Me anë të një urdhëri nga shefi i ushtrisë greke dhe pa asnjë sqarim avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.
Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës.
Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY