Pas publikimit të videos së sherrit reagon Gaz Paja: E vërteta është...

Pas publikimit të videos së sherrit reagon Gaz Paja: E vërteta është krejt ndryshe

252
0
Shares

Media të ndryshme kanë shkruar sot për përfshirjen e aktorit Gazmend Paja në një grindje të rinjsh në plazh, bazuar në një video amatore të mbërritur në redaksinë e konica.al, por kjo mesa duket nuk ka qenë e vërtetë. Paja ka thënë për gazetën Panorama që ai nuk është përfshirë në asnjë grindje, por ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin e dy grupeve.
“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki. Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji. “Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të qetësuar situatën mes të konfliktuarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY