Korça mirëpret Festën e Birrës, policia merr masat

Korça mirëpret Festën e Birrës, policia merr masat

85
0
Shares

Policia e Korçës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të manifestimit të Festës së Birrës 2017. Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve nga vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve”, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit si edhe në rrugën “Niko Kovaçi”. Do të lejohet parkimi vetëm për automjetet e personave apo subjekteve të veçanta të autorizuara nga Bashkia Korçë.

NJOFTIMI:
Më datë 09.08.2017 deri më 13.08.2017, në qytetin e Korçës, përpara Stadiumit “Skënderbeu” si edhe tek “Pazari i Vjetër” do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin e manifestimin sa më normal të saj.
Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve nga vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve”, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit si edhe në rrugën “Niko Kovaçi”. Do të lejohet parkimi vetëm për automjetet e personave apo subjekteve të veçanta të autorizuara nga Bashkia Korçë.
Përgjatë Shesheve dhe Bulevardeve kryesore të qytetit “Republika” dhe “Gjergj Kastrioti”, ku ka përqëndrim dhe qarkullim të madh njerëzish e mjetesh, do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të Policisë, të cilët do të mbikqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve, si edhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY